Befason Lokomotiva e shqiptarëve, nënshkruan me ish-lojtarin e Tiranës

schedule11:09 - 6 Shtator, 2020

schedule 11:09 - 6 Shtator, 2020

Lokomotiva e Zagrebit ka zyrtarizuar një tjetër afrim dhe bëhet fjalë për një futbollist që njihet në vendin tonë për shkak të një eksperience që ka pasur te Tirana.

Mesfushori Reuben Acquah, i cili pati oferta të ndryshme kur ishte pjesë e bardhebluve, do të luajë në Kroaci dhe aty gjen disa lojtarë shqiptarë, si Sherif Kallaku, Jon Mersinaj, Indrit Tuci dhe Enis Çokaj.

Acquah u largua nga Tirana në verën e vitit 2017, për t’iu bashkuar LASK në Austri. Ai u huazua në Sllovaki te Dunjaska Streda dhe më pas luajti me Juniors OO, TSV Hartberg dhe SV Ried. Tani 23-vjeçari do të provojë një eksperiencë të re me Lokomotiv Zagreb, klub me të cilin ka firmosur për 4 vite. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!