Befason klubi i Kategorisë së Parë, zyrtarizon largimin e trajnerit

schedule23:52 - 30 Maj, 2020

schedule 23:52 - 30 Maj, 2020

Befason klubi i Kategorisë së Parë. Pak minuta më parë, Egnatia ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Artan Bano. Rrogozhinasit kishin nisur përgatitjet prej disa ditësh dhe lushnjari tashmë nuk do të jetë në krye të tyre.

“Egnatia dhe trajneri Artan Bano kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
FK Egnatia i uron suksese trajnerit Artan Bano në të ardhmen duke e falenderuar për punën e palodhshme të bërë deri më tani”, shkruan klubi i Egnatias.

Bano e kishte marrë drejtimin e klubit nga Rrogozhina në muajin tetor, pasi ishte larguar kavajasi Ndriçim Kashami, i cili tani drejton skuadrën e Besës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!