Në ditët e fundit të shtatorit, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Modelja ka sjellë në jetë një vajzë, e cila ka qenë kryefjala e mediave rozë.
Ndërkohë çifti tregoi në rrjetet sociale emocionet e veçanta të këtij momenti, ndërsa së fundmi, burime pranë tyre kanë pohuar se modelja nuk ka lindur në spital, por në një fermë në zonën rurale në Pensilvani.
Të njëjtat burime kanë zbuluar se vogëlushja ka lindur në 19 shtator dhe se çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj. Gjithashtu është bërë e ditur se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid.
Kujtojmë se Hadid ndau një foto të dorës së vogël së vajzës, duke mos dhënë asnjë detaj rreth momentit të ardhjes në jetë të saj. l.k/abcnews.al