Në një intervistë me gazetarin e “Le Iene” ish-portieri i Milan-it është shfaqur me stemën e ekipit të Milanos tatuazh i cili hiqet në parakrahun e tij.
“Kur të shkoni në Francë a do ta bëni me të vërtetë një tatuazh si ky të përhershëm? “
“Të shohim, të shohim…. ok mirë!” ,është shprehur Donnarumma.
Kujtojmë që Donnarumma nuk u nda paqësisht nga Milani, dhe tifozët “kuqezinj” nuk i kanë kursyer sharjet dhe ofendimet ndaj tij.
Momenti i fundit ishte kur gardiani u kthye në San Siro me kombëtaren e Italisë dhe u fishkëllye nga tifozët e pranishëm e ky i fundit shpërtheu në lot.
Edhe pse ai gjithmonë është shprehur se Milanin e ka në zemër, kjo nuk i ka qetësuar aspak tifozët që nga idhull, tashmë e shohin si tradhtar. /abcnews.al