Befason Berisha: Jam i zhgënjyer, luajtëm kundër një kundërshtari të vështirë

schedule20:39 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:39 - 14 Tetor, 2020

Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka folur për Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë, e mbyllur e barabartë 0-0. Gardiani kuqezi nuk e fshehu zhgënjimin e tij, si dhe befasoi me një fjali të tijën, duke thënë se luajtën kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të vështirë.

“Përveç që rezultatit që jam i zhgënjyer, kombëtarja ka bërë ndeshje të mirë, sot tregoi vlerat e veta. Kemi pasur një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë. Bëmë detyrën tonë, e përgatitëm lojën në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në ndeshjen e ardhshme duhet të fitojmë. Gjithçka varet nga ne.

Kanë munguar lojtarë, edhe pse ka pasur lojtarë të rinj, tani Kombëtarja ka krijuar identitet të vetin dhe dimë çfarë duam, duke krijuar raste për të shënuar. Gjërat e tjera, golat do vijnë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të bukur. Për këtë jam i kënaqur”, u shpreh Berisha./acnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!