Milionerja Antonela: Nuk më hyjnë në punë 100 mijë euro

schedule22:04 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:04 - 28 Dhjetor, 2021

Antonela ka folur mbrëmjen e sotme mbi debatin me Big Mamën që pasoi me daljen e kësaj të fundit nga shtëpia e Big Brother. Ish konkurrentja e Përputhen tha mes të tjerash se nuk ka nevojë për 100 mijë euro, çmimin e madh që do të marrë fituesi i Big Brother.

“Unë jam natyrë provokuese dhe kështu më ka bërë Zoti. Unë e kam pranuar karakterin tim dhe nuk ka asnjë njeri mbi Tokë që të më ndryshojë. Unë nuk jam këtu për 100 mijë euro pasi fatmirësisht i kam aq. Nuk e them me mburrje.”, tha mes të tjerash Antonela.

Gjatë prime-t të kaluar, Big Mama vendosi të dalë nga shtëpia pasi shpërtheu në ofendime ndaj Antonelës kur kjo e akuzoi se e ka sharë në serbisht. Dalja e saj u shoqërua me reagime të shumta për faktin se përflitej se këngëtarja kishte nënshkruar një kontratë se do të dilte nga shtëpia e famshme pas 3 javësh.

Antonela Berisha habit me rrëfimin: Jam dashuruar me burrë të martuar - Loki Magazine

LEXO EDHE: Big Mama sqaron të vërtetën e largimit nga BB VIP

Për më tepër, këto dyshime u përforcuan pasi Big Mama, vetëm pak orë pas daljes nga BB VIP, mori pjesë në dasmën e futbollistit të njohur, Mevlan Murati. Duke iu përgjigjur këtyre thashethemeve, artistja tha se nuk kishte kënduar në dasmë por kishte marrë pjesë se të gjithë miqtë ndodheshin aty.

“Gjithë shoqërinë e kam pasur në dasmë. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi. Të gjithë ishin në dasmë dhe për t’i takuar shkova aty. Nuk ka qenë asgjë e programuar.”, tha mes të tjerash Big Mama.

/Abcnews.al