Befasohet nga Aurela Gace dhe kushti i saj! Gjon’s Tears lidhje të fortë dhe me Anxhelën

schedule17:16 - 31 Maj, 2021

schedule 17:16 - 31 Maj, 2021

Gjon’s Tears këtë të hënë ishte në një intervistë ekskluzive për programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Ai tregoi gjithë emocionin që përjetoi në backstage, por edhe në skenën e Eurovision. Një moment tjetër dhe shumë i veçantë ishte takimi me shumë artistë që përfaqësonin vende të ndryshme. Gjoni tha se me Anxhelën ishte miqësuar aq shumë dhe se kishin suportuar njëri tjetrin.

Në këtë moment, gjatë programit ai emocionohet për fjalët qe Anxhela i ka dedikuar atij në një videomesazh. Anxhela nënvizoi se është shumë e lumtur për këngën e tij që u vlerësua maksimalisht në Eurovizion sepse ai e meritonte.

Ndërkohë Gjoni u shpreh se “Në momentet që kishim nevojë për energji ajo ishte aty. Është artiste shumë e mirë dhe me zemër të madhe. Duhet me i rujt keta njerez”.

Ai mbeti pa fjalë nga telefonata e këngëtares së madhe Aurela Gaçe.  Ajo i tha se mbështetjen e ka bërë sepse ashtu e ndjeu, teksa më vonë mësoi se ishte më origjinë nga Vlora, nga fshati shumë afër vendlindjes së saj.

Aurela pohoi se mami i Gjonit i ka shkruar në Instagram dhe se ka thënë “Jo s’ka mundësi”.  Ndërkohë Gjoni tha se i pëlqen shumë muzika e saj, dhe se është një artiste shumë e madhe se gjithmonë ke tregur se mund të bësh më shumë dhe ke gjithë ngjyrat tek vetja.

“Gjithmonë të kam pëlqyer, edhe kur isha fëmijë të kam ndjekur. Kur të pashë në eurovizion për mua ishte një “wow ca është ky programi që del Aurela Gaçe”. Kur e pashë në televizor më ka dhënë gjithë atë energji sa thashë unë dua njëher të shkëlqej tek skena më e madhe si Aurela Gaçe”.

Ermali zotohet se do ti uli në një drekë, por Aurela vuri një kusht: Gjon, thuaji mamit të mësoj edhe një labce!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!