Një ҫifti në Britaninë e Madhe kanë paditur fotografin e dasmës së tyre. Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë.
Fotografi kishte bërë 96 foto shoqëruesve të nuses ndërsa vetëm 11 foto asaj që duhet të ishte mbretëresha e mbrëmjes, nuses.
Por, nuk mbaron me kaq, shumë foto të kapura nga fotografi tregonin gjoksin dhe të pasmet e të ftuarve në dasmë, ndërsa disa nga foto ishin pa fokus dhe të turbullta.

Ҫifti ka deklaruar se kanë mbetur të shokuar nga fotografitë, ҫka i ka shtyrë ata të çojnë në gjykatë atë e të fitojnë 600 sterlina dëmshpërblim.
Ndërkohë, fotografi është mbrojtur duke deklaruar se shkak për këtë është bërë moti i keq. l.k/abcnews.al


