Franc Kessie është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, pasi kontrata me Milanin i përfundon në qershor dhe shumë klube do tentojnë ta bindin për të firmosur.
Bisedimet për rinovimin nuk po shkojnë si duhet dhe gjasat janë që nga Milani të largohet me parametra zero, në rast se kuqezinjtë nuk e shesin në janar te PSG që gjithashtu e do.
Së fundmi në skenë ka dalë edhe Barcelona. Mundo Deportivo e ka hapur gazetën me këtë lajm ditën e sotme.
Sipas gazetës spanjolle, Kessie është në radarët e Barcelonës që do të duhet të garojë edhe me klube si Manchester United e Tottenham, veç francezëve të PSG. /abcnews.al
? Esta es nuestra #portada de hoyhttps://t.co/EdlCnxP9I8 pic.twitter.com/uf2OQVoXbV
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) October 11, 2021