Befasia e Villas-Boas: Marseille klubi im i fundit, tërhiqem shpejt!

schedule17:25 - 13 Tetor, 2019

schedule 17:25 - 13 Tetor, 2019

Andre Villas-Boas u cilësua si pasardhësi i Jose Mourinhos, por trajneri portugez nuk arriti kurrë të ngjitej në nivelin e “Special One”. Pavarësisht se vetëm 42 vjeç (i mbush pas 4 ditësh), eksperienca e tij është e madhe dhe ka drejtuar klube si Porto, Chelsea, Tottenham, Zenit, Shanghai SIPD dhe Marseille, ekip që e drejton prej 28 majit të këtij viti.

Gjithsesi, roli i trajnerit duket se e ka lodhur. Këtë përshtypje të japin fjalët e tij për France Foot, teksa thekson se klubi francez do të jetë i fundit në karrierë. Ndoshta do të pranojë vetëm oferta kombëtaresh në vijim ose mund të ndryshojë mendim dhe të vazhdojë gjatë me këtë profesion.

“Marseille do të jetë me shumë mundësi klubi im i fundit. Të dielën e ardhshme festoj 10-vjetorin e karrierës time si trajner. Gjithmonë e kam thënë që do të doja të merresha me këtë profesion për 15 vite maksimumi”, thekson Andre Villas-Boas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!