Befasia e Pique dhe Shakirës, fotografohen në Milano

schedule16:30 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 16:30 - 29 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, po i shijon në maksimum pushimet e fundvitit. Spanjolli është fotografuar në Milano së bashku me të dashurën e tij, këngëtaren e njohur Shakira.

Pique dhe e dashura e tij seksi kanë zgjedhur që të udhëtojnë në rrugët e Milanos me biçikleta, pavarësisht se mund të përballojnë të gjithë makinat më luksoze.

Fotoja e Pique me të dashurën e tij në rrugët e Milanos dhe me bicikleta “pink”, po bën xhiron në internet.

Nuk është lajm fakti që Pique është një adhurues i biçikletave, madje një herë është gjobitur për shkak se po ecte me shpejtësi në rrugët e Barcelonës me një biçikletë elektrike./abcnews.al