Refik Halili dhe Nevil Dede, para ndeshjes Tirana-Laçi, kanë zhvilluar një takim urgjent. Ky është lajmi i raportuar nga gazetari Elvis Rexha, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Dede dhe Halili janë në një mbledhje urgjente, diccka e pazakontë në prag të një ndeshjeje. Ende nuk ka një protokoll me formacionin, që lë dyshime. Ata janë në zyrë kokë më kokë. Nuk kemi informacion të saktë ende. Ndjesia ime është se ka një pikëpyetje shumë të madhe”, tha Rexha fillimisht.
Më pas gazetari, 10 minuta para nisjes së ndeshjes, raportoi se Dede është shfaqur dhe i është drejtuar dhomave të zhveshjes në prag të ndeshjes me Laçin, që luhet prej orës 13:45. Më pas ai tha se Dede është larguar nga stadiumi dhe nuk do e drejtojë skuadrën në sfidëm me bardhezinjtë. Objekt debati thuhet se ka qenë përfshirja në formacion e Enes Kukës. /abcnews.al