Bild ishte e para që foli për një mundësi të tillë, ndërsa France Football e konfirmon. Manuer Neuer mund të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Portieri i famshëm e ka një shkak dhe gjithçka lidhet me pasardhësin e tij.
Klubi bavarez ka siguruar shërbimet e Alexander Nubel nga Schalke 04, i njëti ekip prej nga erdhi Neuer. 23-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje me Gjermaninë U21 dhe cilësohet si e ardhmja e portës gjermane.
Në akordin e tij me Bayern ka një klauzolë të veçantë që i lejon atij të luajë të paktën 15 ndeshje në sezon. Ky fakt ka acaruar 33-vjeçarin, i cili po mendon të nisë një aventurë të re në fund të sezonit pas 9 viteve të kaluara në Mynih. /abcnews.al
Mercato : Et si Manuel Neuer quittait le Bayern Munich… https://t.co/KQb7vLmtEw
— France Football (@francefootball) January 13, 2020