Tottenham investoi te ndërtimi i një stadiumi modern dhe 3 prillin e këtij viti u bë inaugurimi i tij. “Tottenham Hotspur Stadium” është stadiumi më modern në Europë, por gjatë punimeve drejtuesit e klubit dhe teknikët e ndërtimit u befasuan.
Ata gjetën rreth 3 hektarë cannabis të fshehur në zonën ku do të ndërtohej struktura. “Ishin në një depo që ishte mbyllur nga brenda. E imagjinoni dot surprizën tonë kur arritëm të futeshim brenda? Sigurisht që na u desh të lajmëronim menjëherë policinë“, thekson Daniel Levy, presidenti i Tottenham.
Biznesi i disa personave të panjohur u dëmtua dhe menjëherë filloi hakmarrja. “Ishim viktimat e hakmarrjes. Ata erdhën për të prerë tubat e ujit në momentin që nisëm punimet. Ndërtesat dhe rrugët u përmbytën, na krijuan një siklet të madh“, rikujton Levy momentet e vështira, ndërsa tani i gëzohet kryeveprës që i kushtoi rreth 1 miliard sterlina. /abcnews.al