Arsenal është i interesuar për transferimin e një sulmuesi këtë merkato dimërore. Shumë emra kanë qarkulluar në listën e Arsenalit, ndërsa i fundit që është futur në këtë listë është talenti holandez i Bologna, Joshua Zirkzee.
“Topçinjtë” kanë mbetur të mahnitur nga performanca e sulmuesit dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij për ta sjellë në Londër. “Corriere dello Sport” ka raportuar se Arsenali i ka thënë drejtuesve të Bologna se janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për firmën e tij.
Megjithatë, Bologna nuk dëshiron ta largojë në merkaton e janarit dhe nëse do të uleshin të diskutonin me ndonjë klub për kartonin e Zirkzee, do të kërkonin shumë më tepër se 40 milionë euro./h.ll/abcnews.al

