Befasia e Dortmund para “finales”, pezullohet ylli i skuadrës

schedule15:16 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:16 - 19 Tetor, 2019

Borussia Dortmund ka dënuar anglezin, Jadon Sancho duke e lënë jashtë ekipit për sfidën që do të zhvillohet ditën e sotme kundër Borussia Monchengladbach.

Sipas klubit gjerman, 19-vjeçari është dënuar pasi është kthyer i fundit nga lojtarët nga ndeshjet e kombëtareve. Sancho qëndroi në stol të hënën në mbrëmje kur Anglia mundi Bullgarinë.

Sipas informacioneve vendimin e ka marrë trajneri, Lucien Favre i cili kërkon të vendosë rregull në klub duke i konsideruar të gjithë të barabartë. Ky vendim vjen para një sfide shumë të rëndësishme ku Borussia pret sot në ‘Signal Iduna Park’ kryesuesit e Bundesligës, Borussia Monchengladbah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!