Një lajm aspak i mirë ka ardhur këtë mëngjes në kampin e Tiranës. Presidenti Refik Halili ka dalë pozitiv në testin e bërë për koronavirus.
Ai ndodhet i izoluar dhe lajmi i mirë është se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, pra nuk ka nevojë për momentin për trajtim të specializuar.
Ky lajm vjen pas periudhës së vështirë që Tirana po kalon edhe në aspektin sportiv. Mbetet më t’u mësuar nëse Halili ka pasur kontakt direkt me skuadrën. /abcnews.al