Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamza, kreu i ri i PDK/ Ish kandidati për kryeministër në krye të partisë, pas dështimit të Krasniqit

schedule17:49 - 17 Nëntor, 2025

schedule 17:49 - 17 Nëntor, 2025

Bedri Hamza është kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. 62 vjeçari u zgjodh për të qenë kryetari I kësaj Partie përgjatë Konventës së mbajtur pasditen e të hënës.  Bedri Hamza ishte i vetmi kandidat në Garë për të marrë drejtimin e Partisë pas doreheqjes se Memli Krasniqit disa dite me pare . Bedri Hamzaj u zgjodh kryetar i Partise Demokratike te Kosoves përmes votimit të hapur dhe nuk pati asnjë vote kundër tij. Ne fjalimin e tij te fitores per te qene Kryetari I Partise se dyte me te madhe ne Kosove, Hamzaj tha se me lidershipin e tij synon forcmimin e strukturave te partise dhe me shume perfshirje per te rinjte.

“Sot më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm dhe një detyrë që e pranoj me nder dhe përkushtim të plotë. Falë punës, sakrificës dhe besimit tuaj, PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Si kryetar i ri, premtoj se do ta hapim partinë tonë për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë. Do t’i forcojmë strukturat tona lokale dhe qendrore. Do të përfshijmë më shumë të rinj në vendimmarrje dhe aktivitete. Do ta ndërtojmë frymën e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë që Kosovës i duhet. Ne do të ecim vetëm përpara, me përgjegjësi, me maturi dhe me zotimet që do t’i mbajmë deri në fund. Rruga përpara kërkon guxim e vendosmëri. Dhe ne e kemi!”

Me zgjedhjen e Kryetarit te Ri , Partia Demokratike e Kosoves synon te sfidoje Kryeministin ne Detyre Albnin Kurti dhe Levizjen Vetevendosje e cila ka qene ne pushtet qe prej viti 2021.

Kosova mund te shkoje ne zgjedhje te reja parlamentare ne dhjetor te ketij viti pasi asnjera prej partive deri me tani nuk ka arritur te grumbulloje shumicen e nevojshme per te formuar qeverine pas zgjedhjeve qe u mbajten ne shkurt te ketij viti. Pergjate shpalljes se candidatures se tij javen e Shkuar Bedri Hamzaj ishte zotuar te Kthente Partine Demokratike te Kosoves ne Partine Kryesore ne vend.  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!