Që nga 30 qershori e deri më tani, De Gea është pa skuadër, që kur i mbaroi kontrata me Manchester United. Portieri 33-vjeçar tashmë është në kërkim të një skuadre të re dhe së fundmi po qarkullojnë zëra për një kalim në ligën më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në MLS.
David Beckham, presidenti aktual i Inter Miami, aty ku ndodhet Messi, Busquets dhe Jordi Alba, duket se ka shfaqur interes për portierin spanjoll.
Sipas “Daily Star”, shanset janë të larta për një kalim tek Inter Miami, pasi ish-dyshja e Barcelonës, kanë qenë shok skuadre te kombëtarja spanjolle me De Gea, dhe mund t’i mbushin mendjen./h.ll/abcnews.al