Franz Beckenbauer beson se PSG përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm në finalen e së dielës në Champions League. “I kam parë me kujdes lojërat e PSG. Francezët janë skuadër, nuk kanë vetëm yje si Neymar dhe Mbappe. Nuk mund t’iu gjej pika të dobëta, ndërsa pres që ata ta ndryshojnë stilin e lojës në finale.
Do të jetë ndeshja më e vështirë e këtij sezoni të Champions-it për Bayernin. Shpresoj që të dyja skuadrat të mos përmbahen shumë, mos t’i tregojnë njëra-tjetrës shumë respekt, por të jenë vetvetja, siç kanë bërë deri më tani. Nëse ndodh kështu, mund të presim një finale të mrekullueshme”.
Do të jetë një ndeshje e luajtur në kushte të barabarta. Unë do të thoja që është 50-50. Ndonjëherë ju duhet edhe pak fat në futboll. Bayerni duhet të japë gjithçka, që ta fitojë finalen”.
Ne kemi parë shpesh se si skuadrat mund të lejojnë që fitorja t’iu largohet, sepse sillen të shkujdesur, mendojnë se është shumë e lehtë. Por, bavarezët ruajtën qetësinë dhe e kryen punën si duhet. Ju vetëm mund ta komplimentoni Bayernin, nuk ka vend për asnjë kritikë në këtë fazë finale të Ligës së Kampioneve”./abcnews.al