Beçi: Sulmi kibernetik të hetohet si akt terrorist nga SPAK. Vangjeli: Shqipëria prej 14 muajsh një vatër e nxehtë lufte

schedule21:25 - 4 Tetor, 2022

schedule 21:25 - 4 Tetor, 2022

Ish-prokuror i Antiterrorit, Eugen Beçi i ftuar në studion e emisionit “Log.”, në Abc me gazetarin Endri Xhafo, u shpreh se Prokuroria e Posaçme duhet ta hetojë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë si akt terrorist. Sipas tij, referuar kompleksitetit të çështjes, Prokuroria i ka të gjitha elementet për ta trajtuar si akt terrorist.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli theksoi se Shqipëria prej 14 muajsh është në luftë. Sulmet kibernetike, pas të cilave fshihet Irani kanë për qëllim që të krijojnë një hendek mes qeverisë dhe individit.

Beçi: Dihet që Prokuroria e Tiranës ka nën hetim sulmin kibernetik. Referuar faktit që ka herë pas here sulme, kemi një dëmtim të konsiderueshëm dhe serioz të infrastrukturës. Duke iu referuar mënyrës dhe qëllimit teorikisht dhe në pikë pamje të hetimit procedurial dhe penal mund të vazhdohet me hetimin në bazë të nënti 230 që është për akte terroriste. Referuar kompleksitetit të çështjes  dhe faktit që nuk kemi përvojë në këto sulme, mendoj se edhe nga rëndësia që i jepet çështjes  Prokuroria e Posaçme ka gjithë elementët  e mundshëm për ta hetuar për akt terrorist. Më mirët ta fillosh veprën aty ku dyshimet të çojnë se sa gjatë rrugës nga plagosje ta bësh vrasje.

Vangjeli: Unë do doja të nënvizoja diçka që është thënë në krye të herës dhe është parë me skepticizëm. Luftën ne e kemi parë vetëm në ekrane dhe bindja është që zhvillohet me tanke, armë dhe dy fronte. Por ky koncept ka ndryshuar tani. Flasim për luftën hibride, e cila bëhet nëpërmjet infrastrukturës me qëllimin final për të krijuar hendek mes qeverisjes dhe individit. Ne duhet të pohojmë që Shqipëria është së paku prej 14 muajsh në luftë, është një vatër e nxehtë lufte. Nuk dëgjojmë zhurmën e raketave që shpërthejnë, por kjo që po ndodh është luftë.  Shumëçka që është bërë publike në këtë vend, burimi ka qenë i pisët. Tubacioni ka qenë i pistët. Ne si vend i vogël kemi tentuar vazhdimisht që të shumojmë armiqtë dhe t’i rrisim ata për të nxjerrë në pah forcën tonë dhe për t’i përballuar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!