“Bebe Rexha ka vdekur nga mbidoza”, pas lajmit këngëtarja shqiptare reagon e tronditur

schedule11:34 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:34 - 3 Shkurt, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është tronditur pasi ka parë lajmet që raportonin se ajo kishte ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Ndonëse lajmi ishte i rremë, në rrjetet sociale kanë vërshuar homazhet për këngëtaren, duke e revoltuar atë më së shumti.

Ndërkohë që statusi në Twitter shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

Ndërsa Bebe i ka përgënjeshtruar lajmet përmes një postimi, duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë.

“O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al