Pas suksesit në muzikë, Bebe Rexhën tashmë do ta shohim dhe si aktore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, krah aktores amerikane Kristen Bell. Përmes një postimi në Instagram, Bebe shprehet me po pret me padurim këtë projekt të ri. “Queenpins” nga STXfilms, është frymëzuar nga një histori e vërtetë, ku në fokus ka rrugëtimin e një amvise.
Bell, e cila është lodhur nga burri i saj dhe shoqëria, përpiqet ta vendosë përsëri nën kontroll jetën e saj duke filluar një klub të paligjshëm kuponësh, dhe përfundon duke mashtruar qindra kompani të ushqimit. Rexha do të luajë një hackeri kompjuterash të quajtur Tempe Tina. Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë gjithashtu dhe Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.
Adam Fogelson, kryetar i Grupit Motion Picture STXfilms tha se ky është një film perfekt për Beben. “Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe një super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina, një hacker kompjuterash që ndihmon personazhet me mashtrimet e tyre. Ne e dimë që ajo do t’i shtojë kastit kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet.”, tha Fogelson. xh.d /abcnews.al