Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj duket se kanë shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Donaldi qëndron pranë Beatrix dhe e puth vazhdimisht duke ia mbuluar fytyrën. Ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin ndërsa janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Beatrix pranoi se ka kohë që e pëlqen por po priste një shenjë nga aktori. “Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta.”, tha ajo.
Afrimiteti i tyre ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pasi Donaldi shprehu dashurinë për Bora Zemanin. Pak javë më parë, Donaldi i dhuroi dhe varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre. /abcnews.al