Beatrix përlotet nga mesazhi i së ëmës, kërkon falje publike ndaj Bora Zemanit

schedule22:53 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 22:53 - 3 Dhjetor, 2021

Pas Donaldit, ka qenë Beatrix ajo e cila ka folur për marrëdhënien e tyre. Ajo u shpreh se ndihet në siklet duke pranuar se duhej t’i kishte marrë gjërat më ngadalë. Më pas ajo i kërkoi falje publike Bora Zemanit duke ditur që Donaldi kishte lënë diçka pezull me të.

“Unë e kam ndjekur situatën e tij jashtë dhe madje e kam postuar. Unë jam mbështetëse e dashurisë dhe ju e dini, unë jam femër vetë dhe e kuptoj. Gjithçka ka qenë shumë e sikletshme dhe dua të them se asnjëherë nuk do mund të ndërhyja në këtë histori nëse nuk do të merrja një reagim dhe sigurinë e plotë të Donaldit“, tha ajo.

“Mund t’i kisha marrë hapat më sigurt, mendoja se isha e qartë, kisha shumë besim. Jam në siklet që jam në këtë situatë por ndjenja ime për atë nuk ndryshon. Dhe e di që dhe nga ana e tij. E ndjej shumë.“, tha ajo.

Më pas, ajo mori dhe një letër nga e ëma e saj, Antigona Ramosaj lidhur me afrimitetin që ka krijuar me Donaldin. “Jeta është shumë e shkurtër, gëzoni, lumturoni, falni, jetoni fort dhe bindshëm se frymën e fundit ta jepni me buzëqeshje se ashtu donit të jetonit.

Të kam parë afër me Donaldin, më bëhet zemra mal kur të shoh dhe kuptoj që je e lumtur pas kaq shumë kohësh. Bekimin e plotë timin e merr vetëm nëse ai djalë e thotë me fjalë të mëdha se e ka lënë pas të kaluarën. Ti Trixa nuk ke pse merr në kurriz të problemet e të tjerëve. Të dua në çdo formë e në çdo ngjyrë që ke.”, tha e ëma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!