BE vlerëson aeroportin e Tiranës, presidentja e KE: TIA, me rritjen më të shpejtë në Europë

schedule12:16 - 3 Shtator, 2024

schedule 12:16 - 3 Shtator, 2024

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, për të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë. Aeroporti i Tiranës ka rritjen më të shpejtë në Europë”.

Edhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve konfirmon rritjen e vazhdueshme të aeroportit të Rinasit për numrin e lartë të pasagjerëve.  Në të dhënat e fundit Shqipëria vijon të jetë në krye të listës me mbi 200% më shumë pasagjerë nga ajri se në vitin 2019.

Ndërkaq, Shqipëria ka shënuar një numër rekord turistëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Rinasit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, si porta hyrëse me e madhe ne vend, ka pritur 7.2 milionë pasagjerë gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota. Synohet që deri në fund të vitit ky aeroport te tejkalojë shifrën e 10 milion pasagjerëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!