Komisioni Europian ka propozuar që qeveritë të heqin kufizimet në udhëtimet midis vendeve anëtare të BE, për udhëtarët e vaksinuar.
Ata që kanë certifikatën dixhitale “EU Covid” nuk duhet të kërkohen masa shtesë, veçanërisht ata që janë plotësisht të vaksinuar, pavarësisht nga vijnë dhe ku shkojnë.
Kjo u njoftua nga komisioneri i drejtësisë i BE Didier Reynders. “Për të siguruar unitetin e familjes, të miturit që udhëtojnë me prindërit duhet të përjashtohen nga karantina kur prindërit nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës,” sqaroi ai. “
“BE është ende në pandemi por duhet të sigurojë lëvizjen e lirë pa vënë në rrezik shëndetin publik,” shtoi Reynders. g.v/abcnews.al