Sipas Ursula von der Leyen, komisioni ka siguruar dhe 300 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer/BionTech.
Duke folur në një konferencë shtypi urgjente në Bruksel , Presidentja von der Layen theksoi se BE ka shumë plane për 2021 siç është rindërtimi i ekonomisë por e gjithë kjo kërkon kapërcimin e pandemisë që do të thotë se duhet të vaksinohen sa më shumë persona të jetë e mundur.
We make sure Europeans have sufficient doses of safe & effective #COVID19 vaccines.
We now enable EU countries to buy more doses of the 1st vaccine approved in EU.
They can now buy up to 300 million more doses of the #BioNTech/@Pfizer vaccine.https://t.co/vjZd0L17VL
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 8, 2021
Në këtë kontekst Presidentja e Komisionit Europian iu referua një marrëveshje me Pfizer/ BioNtech për furnizimin me 300 milion doza të tjera vaksine, nga të cilat 75 milion do të jenë në dispozicion brenda tremujorit të dytë dhe pjesa tjetër pak më vonë, duke theksuar se kjo është një marrëveshja përfundimtare dhe jo vetëm për negociata.
Me këtë marrëveshje, numri i dozave të vaksinës Pfizer / BioNtech do të dyfishohet dhe do të arrijë në 600 milion doza.
“Komisioni gjithashtu ka aprovuar vaksinën Moderna dhe tani me këto dy vaksina kemi doza për të vaksinuar 380 milion qytetarë europianë, pra rreth 80% të popullsisë së përgjithshme të BE-së. Do të ketë më shumë vaksina në javët dhe muajt e ardhshëm. ” tha presidentja von der Leyen./abcnews.al