“BE, rruga e vetme”, Rama: Integrimi garanton drejtësinë dhe ligjin

schedule13:10 - 16 Mars, 2025

schedule 13:10 - 16 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Facebook. Rama nënvizoi sërish se Bashkimi Evropian është stacioni i shpëtimit përfundimtar, nga hijet e së shkuarës.

Ai shtoi se kjo është rruga më mirë për vendin, fëmijët dhe të ardhmen.

“BE është stacioni i shpëtimit tonë përfundimtar kombëtar nga hijet e të shkuarës dhe nga rëniet nga duart dhe kthetrat tyre. Besimi ynë i madh është që lindim, rrojmë dhe vdesim këtu, në mesin e Evropës dhe që BE e kemi sot një mundësi reale të kapshme, të prekshëm, me dorë, të realizueshme për veten dhe fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë dhe për fëmijët e tyre”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!