BE, rregulla të reja për udhëtarët nga vendet e rajonit

schedule17:38 - 25 Janar, 2021

schedule 17:38 - 25 Janar, 2021

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Europian ka prezantuar rregullat e reja për udhëtimet nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian dhe brenda Bashkimit Europian.

Të gjithë qytetarët, përfshirë dhe ata shqiptarë, që dduan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, duhet të kryejnë një testim 72 orë para udhëtimit dhe të paraqesin një tampon negativ.

Shtetet anëtare mund t’u kërkojnë udhëtarëve edhe një testim në mbërritje dhe detyrimin e karantinimit me 14 ditë, nëse ata aplikojnë të njëjtat rregulla për shtetasit e tyre që kthehen nga këto shtete.

Në rregullat e reja është përfshirë dhe detyrimi për të përmbushur formularin e lokalizimit të pasagjerit për udhëtimet drejt BE-së.

Rregullat e reja u prezantuan nga komisionerja për çështjet e brendshme, Ilva Johansson.

“Rregullat e reja përshfijnë testimin e të gjithë udhëtarëve që mbërrijnë në Bashkimin Europian, përfshirë ata që kryejnë udhëtime të domosdoshme. Për çfarëdolloj udhëtimi drejt Bashkimi Europian nevojitet testimi PCR të kryer 72 orë para udhëtimit. Nëse bëhet fjalë për një udhëtim jo i domosdoshëm, nuk duhet të vijnë. Nëse bëhet fjalë për udhëtim të domosdoshëm, udhëtimi është i mundur, por së pari me një testim paraprak me tampon negativ”, tha ajo.

Udhëtimet e domosdoshme vazhdojnë të vijojnë.

Në këto kategori futen familjarët e rezidentëve të Bashkimit Europian apo atyre që kanë një lejeqëndrimi afatgjatë, personat që udhëtojnë për punë, punëtorët ndër-kufitarë dhe studentët.

“Eshtë e rëndësishme, që ne të mbajmë udhëtimet e domosdoshme edhe pse nevojitet testimi para udhëtimit. Udhëtimi i rezidentëve të BE-së, ose atyre me rezidencë afatgjatë dhe familjarëve të tyre mbetet i domosdoshëm. Dashuria është e domosdoshme. Ashtu si dhe për punëtorët ndërkufitarë apo pilotët. Këto kategori duhet të udhëtojnë lehtësisht edhe me rregullat e reja”, vijoi ajo.

Që një vend i Ballkanit Perëndimor të vendoset te lista e vendeve që nuk kanë kufizime për udhëtimet drejt Bashkimit Europian duhet të përmbushë 3 kritere.

Së pari, jo më shumë se 25 raste të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit. Së dyti, përqindja e testimit duhet të jetë më shumë se 300 testime në 7 ditët e fundit për 100 mijë banorë si dhe përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 të mos jetë më e lartë se 4% në 7 ditët e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!