BE reagon pas zgjedhjeve në Kosovë: Institucionet të vazhdojë dialogu me Serbinë

schedule12:06 - 15 Shkurt, 2021

schedule 12:06 - 15 Shkurt, 2021

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Verhelyi ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Kosovë një ditë më parë.

Bashkimi Evropian, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

“Rruga evropiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjith përfshirëse. Me 14 shkurt qytetarët e Kosovës hodhën votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Varësisht nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, ne presim krijimin e Kuvendit të ri, sikur edhe qeverisë e Presidentit të ri”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të zyrtarëve të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!