BE propozon planin për konfiskimin e aseteve ruse

schedule10:23 - 30 Nëntor, 2022

schedule 10:23 - 30 Nëntor, 2022

Komisioni Europian ka propozuar një plan për konfiskimin e aseteve ruse që janë ngrirë, si një masë ndëshkuese ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës, sipas skynews.

“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro para të oligarkëve rusë,” tha në një deklaratë Ursula von der Leyen, presidente e Bashkimit Eiropian.

Ajo tha se BE dhe partnerët e saj mund të menaxhojnë fondet dhe t’i investojnë ato në një afat të shkurtër, por se të ardhurat do të shkojnë në Ukrainë në mënyrë që të të kompensojnë dëmet e shkaktuara në vend.

“Ne do të punojmë për një marrëveshje ndërkombëtare me partnerët tanë për ta bërë të mundur këtë. Dhe së bashku, ne mund të gjejmë mënyra ligjore për ta realizuar” tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se BE-ja po propozonte krijimin e një gjykate speciale, të mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të dënuar agresorët rusë.

/abcnews.al