Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, BE i vendos 9 miliardë euro sanksione Rusisë

schedule15:25 - 5 Prill, 2022

schedule 15:25 - 5 Prill, 2022

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja po miraton paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e  importit të qymyrit me vlerë 4 miliardë euro në vit, sipas la repubblica.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e transaksioneve të katër bankave kryesore ruse, duke përfshirë VTB, institucionin e dytë më të rëndësishëm të vendit. Të katërta bankat përfaqësojnë 23% të sektorit bankar rus dhe pritet të dobësojnë më tej sistemin në Moskë.

Von der Leyen shtoi se BE-ja po “punon  gjithashu për të ndaluar importin e naftës ruse”.

Paketa e pestë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshin ndalimin e importit që kap vlerën e 5.5 miliardë eurove, për produktet nga druri te betoni, frutat e detit edhe pijet.

“Në këtë mënyrë, ne gjithashtu do të mbyllim zbrazëtirat midis Rusisë dhe Bjellorusisë,” shtoi ajo.

Shtylla e tretë e paketës së pestë të sanksioneve do të përfshijë ndalimin e hyrjes së anijeve ruse dhe bjelloruse në portet e BE-së.

Por do të ketë disa përjashtime në elementët thelbësore si produktet bujqësore dhe ushqimore, ndihmat humanitare dhe energjia. Për më tepër, BE pritet të propozojë një ndalim për operatorët e transportit rrugor rusë dhe bjellorusë.

Ky ndalim do të kufizojë  mundësitë për industrinë ruse për të marrë mallra kyçe, sipas presidentes së Komisionit Eiropian, Ursula von der Leyen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!