BE pritet të miratojë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë

schedule08:25 - 12 Korrik, 2022

schedule 08:25 - 12 Korrik, 2022

BE planifikon të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Parashikohet që paketa të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg, duke cituar burime të njohura, shkruan la repubblica.

Nëse miratohet, do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.

“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të përmirësuar sanksionet e mëparshme dhe lista të mëtejshme të individëve dhe subjekteve”, sipas burimeve të agjencisë amerikane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!