BE: Politikat e reja të Elon Musk në Twitter ndihmuan në përhapjen e propagandës ruse

schedule11:32 - 2 Shtator, 2023

schedule 11:32 - 2 Shtator, 2023

Politikat e reja të Elon Musk në Twitter nuk arritën të trajtojnë propagandën ruse, sipas një raporti të Komisionit Europian.

Në raportin e tij, organi qeverisës i Bashkimit Europian tha se pavarësisht angazhimeve për të ndërmarrë veprime kundër propagandës ruse nga kompanitë e mediave sociale, përhapja e dezinformatave në platforma të tilla lulëzoi.

Dhe në X, dikur Twitter, dezinformatat ruse u rritën.

“Gjatë vitit 2022, audienca dhe numri i llogarive të mediave sociale të lidhura me Kremlinin u rrit ndjeshëm në të gjithë Europë,” thuhet në raport.

Më 25 gusht, BE publikoi rregulla të reja dixhitale për platformat më të mëdha të mediave sociale,  Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!