Bashkimi Evropian së fundmi po planifikon blerjen e 12 avioneve të rinj zjarrëfikës, të parët në pronësi të plotë, për të fituar më shumë aftësi për të përballuar zjarret e përkeqësuara nga ndryshimet klimatike.
Flota aktuale përfshin 28 avionë, të cilët janë marrë me qira nga shtetet anëtare ose nga sektori privat, në mënyrë që të ketë mundësi asistence në sezonin e zjarreve në pyje. Kostoja e këtij dyfishimi të kapacitetit pritet të arrijë në 23 milionë euro.
Por ndërsa kriza klimatike rrit rrezikun e zjarreve ekstreme, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Yanes Lenarcic tha se Brukseli planifikon të nënshkruajë kontrata deri në vitin 2023 për të blerë 12 avionë zjarrfikës në pronësi të BE-së, përveç 12 të tjerëve që do të forcojnë flotën kombëtare.
Industria e aviacionit de Havilland Canada ka rënë dakord të rifillojë prodhimin e avionëve zjarrfikës Canadair nëse bëhen porosi nga BE, sipas Lenarcic.
Kontratat do të nënshkruhen nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja. BE-ja do të financojë blerjen e 12 avionëve të saj dhe Shtetet Anëtare ato të avionëve që do t’i bashkohen flotës kombëtare.
De Havilland tha se ka përfunduar procesin e rishikimit të dizajnit DHC-515 dhe pret që “kontratat e klientëve të finalizohen në muajt e ardhshëm” dhe “dorëzimi i parë përpara sezonit të zjarrit 2027”.
“Situata që shohim në Evropën Jugore tregon se jemi në një krizë klimatike. Është tashmë këtu”, tha Lenarcic.
Në përgjithësi, autoritetet kombëtare janë përgjegjëse për trajtimin e zjarreve në pyje, por ato kanë mundësinë të kërkojnë ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, ndërsa Brukseli gjithashtu ka fleksibilitetin për të ofruar ndihmë për shtetet joanëtare./abcnews.al