Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Pas Brexit patentat europiane s’do të jenë të vlefshme në Mbretërinë e Bashkuar

schedule10:17 - 23 Shkurt, 2018

schedule 10:17 - 23 Shkurt, 2018

Patentat e shoferëve të qytetarëve europianë nuk do të jenë më të vlefshme në territorin e Mbretërisë së Bashkuar pas përfundimit të Brexit, dhe anasjelltas. Paralajmërimi është dhënë nga Bashkimi Europian.

Qytetarët britanikë nuk do të kenë më mundësinë të udhëtojnë me automjetet e tyre jashtë Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të Brexit.

Sipas të përditshmes “Telegraph” patentat e shoferëve të qyettarëve britanikë të cilat aktualisht kanë simbolin e Europës, lart në të majtë, mund të mos jenë më të vlefshme në kontinentin e vjetër. Nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për transportin gjatë negociatave, mund të mos ketë as njohje reciproke të patentave mes Britanisë së Madhe dhe vendeve  të Bashkimit Europian.

Kjo do të nënkuptonte se dhe qytetarët europianë mund të kenë problem për të udhëtuar me automjet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe që për turistët do të jetë shumë e vështirë të marrin automjete me qera apo të blejnë një të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!