BE paralajmëron: Vaksinat anti-Covid nuk do të mjaftojnë për të gjithë Evropën deri në 2022

schedule16:59 - 27 Tetor, 2020

schedule 16:59 - 27 Tetor, 2020

Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian mund të vaksinohet kundër koronavirusit të ri para vitit 2022, nëse ajo do të vihet në dispozicion.

Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e BE në një takim të brendshëm, ndërsa qeveritë mbeten të ndara në planet e vaksinimit.

Paralajmërimi vjen përkundër faktit se blloku prej 27 vendesh, me një popullsi prej 450 milion banorë, ka siguruar më shumë se 1 miliard doza të vaksinave potenciale të COVID-19 nga tre prodhues të ilaçeve.

Ndërkohë BE është duke negociuar rezervimin e një miliardi tjetër me vaksina nga kompani të tjera.

Ndërsa vendet përshpejtojnë një përplasje globale për të siguruar vaksinën, ekspertët paralajmërojnë që jo çdo vaksinë e mundshme mund të jetë efektive.

“Nuk do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinave COVID-19 për të gjithë popullsinë para fundit të 2021”, u tha një zyrtar i Komisionit Evropian diplomatëve të shteteve të BE në një takim me dyer të mbyllura të hënën.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!