BE padit Gjermaninë dhe Italinë për diskriminim të dyshuar ndaj punëtorëve

schedule14:46 - 25 Korrik, 2024

schedule 14:46 - 25 Korrik, 2024

Komisioni Europian njoftoi sot se ka vendosur të padisë Gjermaninë dhe Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) për diskriminim të punëtorëve.

Vitet e fundit janë futur programe për bashkimin familjar si në Gjermani ashtu edhe në Itali, por jo të gjitha grupet e punëtorëve kanë të njëjtat programe, raporton Reuters.

Në Itali, punëtorët duhej të qëndronin në vend për të paktën dy vjet për t’u kualifikuar për përfitimin, ndërsa në Gjermani përfitimet ishin më të ulëta për punëtorët me fëmijë që jetonin në vendet e Bashkimit Europian ku kostoja e jetesës ishte më e ulët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!