Bashkimi Europian refuzon ta njohë Alexander Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alexander Lukashenko , nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”,- tha përmes një deklarate Borrell.
“Ky ‘inaugurim’ bie ndesh me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë bjelloruse”, shtoi ai.
Zgjedhjet në Bjellorusi janë mbajtur më 9 gusht, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se votimet janë manipuluar, në favor të Lukashenkos.
Që atëherë, mijëra bjellorusë, pavarësisht shtypjeve nga policia, kanë vazhduar protestat duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos. Të mërkurën, në një ceremoni të paparalajmëruar, Lukashenko bëri betimin për mandatin e gjashtë presidencial.
Bashkimi Europian është i prekur dhe i mallëngjyer nga kurajo e treguar nga populli i Bjellorusisë, i cili vazhdon të protestojë për të drejtat e tij thelbësore pavarësisht shtypjes brutale nga ana e autoriteteve, shkruhej më tej. Deklarata përfundonte me një mesazh të qartë: “Një duartrokitje për marshimet e protestave paqësore në qytetet bjelloruse nga vetë kreu i diplomacisë europiane Josep Borell”. s.ba/abcnews.al