Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

BE njofton 205 milionë euro të tjera në ndihma humanitare për Ukrainën

schedule14:17 - 9 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 9 Qershor, 2022

Komisioni Evropian ka njoftuar 205 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën për të ndihmuar vendin në përballimin e krizës humanitare të krijuar pas pushtimit.

“Kjo e çon ndihmën totale humanitare të BE-së si reagim ndaj luftës në 348 milionë euro, nga të cilat 13 milionë i dedikohen Moldavisë për të mbështetur personat e zhvendosur që vijnë në vend,” tha Balazs Ujvari, zëdhënës i Komisionit të BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore.

Nga ana tjetër, Kremlini ka njoftuar se nuk pret që Gazpromi të ndërpresë furnizimin me gaz më tej drejt blerësve evropianë. Kompania ruse e energjisë tashmë ka ndaluar furnizimet në disa vende, duke përfshirë Poloninë dhe Finlandën, pasi ato refuzuan të bënin pagesa në monedhën ruse. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!