Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve Dixhitale për mbrojtjen e të miturve.
Brukseli ka frikë se ” sistemet e Facebook dhe Instagram, duke përfshirë algoritmet e tyre, mund të stimulojnë varësinë e sjelljes tek fëmijët” dhe të krijojnë efekte të izolimit dhe depresionit që janë të rrezikshme për shëndetin e tyre mendor.
Nën vëzhgim janë edhe metodat e verifikimit të moshës të zbatuara nga gjiganti i rrjeteve sociale.
Siç nënvizoi komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thiery Breton, “nuk jemi të bindur se Meta ka bërë mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e Aktit të Shërbimeve Dixhitale për të zbutur rreziqet e efekteve negative në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve evropianë në Facebook dhe Instagram”.
Kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ishte paralajmëruar tashmë në nëntor për shkelje të mundshme kundër mbrojtjes së të miturve, por përgjigjet e tij ndaj kërkesave zyrtare nga Brukseli nuk u konsideruan qetësuese.
Meta tha se tashmë ka një sërë mjetesh në internet për të mbrojtur fëmijët.
“Ne duam që të rinjtë të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën në internet dhe kemi shpenzuar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika të dizajnuara për t’i mbrojtur ata,” tha një zëdhënës i Meta./abcnews.al