BE nis hetim ndaj Apple, Google dhe Meta për shkelje të rregullit të ri për gjigantët dixhitalë

schedule12:57 - 25 Mars, 2024

schedule 12:57 - 25 Mars, 2024

Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj Apple, Alphabet dhe Meta për mosrespektim të ligjit të ri që rregullon gjigantët dixhitalë, Aktin e Tregut Dixhital. Kjo është hera e parë që krahu ekzekutiv i Brukselit ka lëvizur zyrtarisht për të verifikuar nëse këto kompanitë përputhen me standardin.

Në veçanti, Komisioni do të duhet të vlerësojë nëse Apple dhe Google (në pronësi të Holding Alphabet) i lejojnë zhvilluesit t’i drejtojnë përdoruesit e tyre në dyqanet e tyre të aplikacioneve, të cilat janë alternativa ndaj atyre të gjigantëve amerikanë.

Ndërsa në Meta (që zotëron Facebook, Instagram dhe ëhatsapp) do të duhet të verifikojë nëse kompania në të vërtetë u lejon përdoruesve zgjedhje të mjaftueshme për përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime reklamimi.

Prej muajsh, Brukseli ka hapur një dialog me gjigantët teknologjikë amerikanë. Ai kërkoi të konstatonte planet e tyre për të respektuar rregullat që hynë në fuqi në fillim të marsit. DMA premton të jetë një armë mjaft e fuqishme për të nxitur teknologjinë e madhe të pranojë rregullat e reja të konkurrencës të vendosura nga unioni.

“Ne mund të shohim tashmë ndryshime në treg. Por ne nuk jemi të bindur që zgjidhjet e propozuara nga Alphabet, Apple dhe Meta janë në përputhje me detyrimet e tyre,” tha të hënën Komisioneri Dixhital Evropian Thierry Breton./abcnews.al