Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE në Tiranë/ Bajra: Vizita e Starmer, historike. Çika: Ky është momenti i duhur për t’u bërë pjesë e Unionit

schedule17:40 - 15 Maj, 2025

schedule 17:40 - 15 Maj, 2025

Eksperti i ekonomisë Emanuel Bajra tha se vizita e Starmer në Shqipëri në kuadër të samitit është historike, por duhet të sillte një produkt të finalizuar në marrëveshje. Sipas tij, Europës po i përshtatet në ditët e sotme një Shqipëri në formatin aktual.

“Është një vizitë e rëndësishme, por duhet të sillte dhe një marrëveshje ekonomike për ta përafruar vendin në interesa më konkret. Fatkeqësisht jemi në pozitën që kryeministri britanik vjen i preokupuar dhe nuk ka sjellë sentimentin e një vizite që do ishte trumpetuar si e suksesshme.

Nuk është aq historike sa vizita e Tony Blair në Shqipëri, ka qenë historike se ka qenë vizita jo zyrtare. Është lajm i mirë, por nuk është se duhet të presim ndonjë mrekulli. Duhet të bëjmë shumë punë të shtëpisë, por në Britani Starmer është një lider socialist dhe ndërlidhja mes partisë Laboriste dhe Socialiste është e ngjizur. Europës sot po i përshtatet një Shqipëri që është në formatin që është sot.”

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika tha se detyrat për Shqipërinë vazhdimisht janë thënë dhe se e mira e procesit të shqyrtimit të grupkapitujve është se Shqipëria po shkon drejt reformimit.

“Ajo që u tha nuk ëshët diçka e re, detryat e Shqipërisë vazhdimisht janë thënë dhe është bjhë çështje që i takon BE. Janë çështje që në aspektin personal edhe mund t’i druhem për arsye të zhvillimeve të brendshme të BE.

E mira është sepse gjatë propcesit të shqyrtuimit të kapitujve Shqipëria përmes këtij procesi shkon në reformimin e shtetit shqiptar.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!