BE “ndëshkon” xhinset, motorët dhe whiskey

schedule20:52 - 20 Qershor, 2018

schedule 20:52 - 20 Qershor, 2018

Brukseli ka njoftuar se nga e premtja do të nisë aplikimin e taksave të reja për produktet amerikane që hyjnë në BE. Komisionerja për Tregtinë, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se Unioni nuk e dëshironte një gjë të tillë, por Uashingtoni nuk i la zgjidhje tjetër.

Bashkimi Europian do të nisë së aplikuari anti-taksat për produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara ditën e premte. Lëvizja vjen pasi presidenti Trump rriti tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar në fillim të muajit.

Në kuadër të përgjigjes europiane, produktet si xhinset, mtotorët “Harley Davidson” dhe uiski do të preken nga taksat e reja. Lajmin e ka konfirmuar komisionerja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, e cila megjithatë ka theksuar se Unioni nuk dëshironte të arrihej deri këtu.

“Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikueshëm i Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin nuk na la zgjidhje tjetër”, ka thënë Malmstrom.

Në Mars, Brukseli hartoi një listë për produktet amerikane që do të taksoheshin më shtrenjtë kur Trump fillimisht propozoi tarifat prej 25 dhe 10 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar, që përveç BE-së prekin edhe Kanadanë e Meksikën, deri dje aleate të ngushta të Shteteve të Bashkuara.

Boronicat, lëngu i portokallit, misri i ëmbël dhe gjalpi i kikirikut janë gjithashtu në listën e produkteve amerikane që do të taksohen. Reagimi i BE-së vjen në një kohë kur marrrëdhëniet tregtare mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij janë më të tendosura se kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!