BE ndan 40 miliardë euro për Afrikën për të ndaluar emigracionin klandestin

schedule11:47 - 31 Tetor, 2017

schedule 11:47 - 31 Tetor, 2017

Presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani deklaroi se në buxhetin e ardhshëm është parashikuar një shumë prej 40 miliard eurosh për Afrikën në mënyrë që të luftohet emigracioni klandestin.

Bashkimi europian parashikon të ndajë në buxhetin e ardhshëm një shumë prej 40 miliard eurosh për Afrikën. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani i cili theksoi se është e nevojshme që të luftohet emigracioni klandestin drejt Europës, terrorizmi dhe papunësia.

Tajani bëri deklaratën në një konferencë për shtyp, pas fjalës së tij në parlamentin tunizian duke nënvizuar se dhe Tunizia do të përfitojë nga buxheti për vendet afrikane.

Tajani u shpreh se 3.7 miliard euro që janë ndarë aktualisht nuk janë të mjaftueshme, sipas presidentit të parlamentit europian investimet në Afrikë janë celësi për të luftuar kundër emigracionit klandestin përvec përforcimit të kontrollit të kufijve. Ai tha se emigrantët nuk mund ti bindësh me fjalë për të qendruar në vendin e tyre por duhet tu ofrosh mundësinë për të pasur një jetë të denjë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!