Analisti Frrok Çupi komentoi në “News Line” seancën parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, seancë e cila zgjati më pak se 30 minuta.
Çupi tha se opozita edhe në këtë seancë plenare, dëshmoi se nuk vlen dhe se nuk duhet. Analisti vlerësoi mazhorancën për punë e saj ndërsa vlerësoi edhe programin qeverisës.
“Për opozitën është shumë negative, për mazhorancën është një moment si të thuash se është pozitive pasi është mirë informuar për të bërë programin e qeverisë. Ndërsa një tjetër anë është përmbajtja dhe e dimë që Edhe në një situatë tjetër të shpejtësisë”, tha a.
Në seancën e kësaj të enjte “Diella” tha Çupi ishte simbol i shpejtësisë.
“Diella” është simbol i shpejtësisë, por nuk është vetëm kjo. Pra padyshim që do të shtojë shpejtësisë dhe të mos harrojmë që për të shkuar në BE, zhvendosja e legjislacionit europian në legjislacionin tonë do të donte 7 vite. ndërsa me “Diellën” do të dojë vetëm 1 vit”, tha ai.
/abcnews.al/

