BE mund të zgjasë mbrojtjen e refugjatëve ukrainas deri në vitin 2025

schedule23:02 - 8 Mars, 2023

schedule 23:02 - 8 Mars, 2023

Komisioni Evropian ka vendosur të zgjasë mbrojtjen e përkohshme deri në mars 2024 dhe është i gatshëm ta zgjasë atë më tej deri në mars 2025. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i BE-së, i cili ka miratuar ditën e sotme një komunikatë për këtë çështje në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.

BE-ja aktivizoi mekanizmin në Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme më 4 mars 2022 për të ofruar mbrojtje të menjëhershme dhe efektive për njerëzit që ikin nga lufta. Deri më tani, rreth 4 milionë njerëz kanë marrë mbrojtje të menjëhershme në BE, nga të cilët mbi 3 milionë në gjysmën e parë të 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!