BE miraton një kredi prej 1 miliard eurosh në ndihmë të Ukrainës

schedule11:48 - 12 Korrik, 2022

schedule 11:48 - 12 Korrik, 2022

BE ka miratuar një kredi prej 1 miliard eurosh për Ukrainën. Ky vendim vjen pas një takimi të ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.

“BE po rrit mbështetjen e saj financiare për Kievin. Ministrat sapo kanë miratuar një kredi prej 1 miliard eurosh”, shkroi në Twitter nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis.

“Është pjesë e paketës së re të jashtëzakonshme të ndihmës makro-financiare. Ukraina është një ekonomi në luftë. Ajo ka nevojë dëshpërimisht për financim afatshkurtër. BE është atje për të ndihmuar”, tha ai.

Lexo edhe: BE pritet të miratojë paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë

BE planifikon të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Parashikohet që paketa të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg, duke cituar burime të njohura,

Nëse miratohet, do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!