Vendet anëtare të BE-së miratuan të hënën dhënien e një shtesë prej 5 miliardë eurosh si mbështetje ushtarake për Ukrainën, përmes Fondit Evropian të Paqes.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u shpreh i kënaqur me këtë vendim. “BE i mban zotimet e saj. Fondi i Ndihmës së Ukrainës i kthen fjalët tona në veprim. Me fondin, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të mbrojtur veten kundër luftës së agresionit të Rusisë me çfarëdo që të duhet dhe për aq kohë sa të duhet”, tha ai.
The #FAC approved my proposal for a €5 billion #UkraineAssistanceFund.
The Fund will support Ukraine in getting the military equipment it needs to defend its people & its right to exist as a state against Russian aggression.
We turn our words into action.https://t.co/u3ojO4YySW— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2024
Në veçanti, Këshilli i BE-së vendosi të rrisë tavanin financiar të Fondit Evropian të Paqes (EPF) me 5 miliardë euro për Ukrainën, duke krijuar një Fond të posaçëm të Asistencës për Ukrainën (UAF) nën EPF.
Fondi i sapokrijuar i Asistencës për Ukrainën do t’i lejojë BE-së të mbështesë më tej nevojat në zhvillim të Forcave të Armatosura të Ukrainës nëpërmjet ofrimit të pajisjeve dhe trajnimeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse. Ky fond plotëson përpjekjet dypalëshe të Shteteve Anëtare të BE-së dhe fokusohet në rritjen e prokurimeve të përbashkëta nga industria e mbrojtjes evropiane dhe norvegjeze.
Pas vendimit të sotëm, tavani fiskal i EPF do të kalojë 17 miliardë euro në total për periudhën 2021-2027./abcnews.al

